
Rodri i kërkon largimin Man Cityt, synon transferimin te Real Madridi
Mesfushori spanjoll Rodri i ka bërë të ditur Manchester Cityt se dëshiron të transferohet te Real Madridi gjatë kësaj vere.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, vendimi i 30-vjeçarit është ndikuar si nga arsye sportive, ashtu edhe familjare. Për këtë arsye, Rodri nuk pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionët e Anglisë, pasi prioriteti i tij mbetet kalimi në “Santiago Bernabéu”.
Manchester City tashmë pret një lëvizje zyrtare nga Real Madridi për mesfushorin spanjoll, i cili prej vitesh konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.
Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga goditjet më të bujshme të kësaj merkatoje verore.

