
Talenti shqiptar nga Zvicra, Getuar Kadriaj, nënshkruan kontratë profesionale me FC Zürich
Një tjetër talent i ri shqiptar po bën hapa të rëndësishëm në futbollin zviceran.
Getuar Kadriaj, me prejardhje nga Komuna e Suharekës në Kosovë dhe i lindur në Zvicër, ka nënshkruar kontratë profesionale me FC Zürich, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
Getuari është një djalë i ri premtues, punëtor dhe i përkushtuar, i cili prej vitesh po punon për të realizuar ëndrrën e tij në futboll.

