Statistika/ Haaland i vetëm ka shënuar më shumë gola se tetë lojtarë të Brazilit

Statistika/ Haaland i vetëm ka shënuar më shumë gola se tetë lojtarë të Brazilit

Brazili dhe Norvegjia do të ndeshen sot në mbrëmje në stadiumin ku do të mbahet edhe finalja e madhe e këtij turneu. Nëse ndonjëri prej lojtarëve mund të kishte mungesë motivimi fakti që luhet në “MetLife Stadium” do të elektrizojë edhe më shumë skuadrat respektive.

Ky duel pritet me shumë interes pasi si kurrë më parë dy skuadrat kalojnë momente, me të cilat nuk janë mësuar.

Norvegjia është një formacion, i cili mund të mbështetet si në kolektiv por edhe në individualitete të caktuara. Emri i Erling Haaland është një garanci goli pasi sulmuesi me kombëtaren e tij ka shënuar plot 60 të tillë edhe pse është vetëm 25 vjeç.

Tjetër situatë paraqitet në kampin e pesë herë kampionëve të botës, të cilët po kalojnë një krizë të fortë identiteti pasi nuk mund të mbështeten më në yje kalibri. Carlo Ancelotti ka grumbulluar në ekip plot tetë lojtarë sulmues, të cilët të gjithë së bashku kanë mundur të shënojnë vetëm 42 gola për “Seleção”-n.

Share This