Të hënën nis edicioni i 10-të i “Prishtina International Theater Festival”

Të hënën nis edicioni i 10-të i “Prishtina International Theater Festival”

Kryeqyteti i Kosovës po bëhet gati të ndezë dritat e reflektorëve për një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit.

Nga 18 deri më 23 maj, Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të 10-të jubilar të Prishtina International Theater Festival (PITF), i cili me respekt mban emrin e regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha.

Ky edicion premton një javë intensive të mbushur me art, emocione dhe shkëmbime kulturore, duke sjellë në skenë trupa teatrore nga Kosova, rajoni dhe Evropa.

Shfaqjet kryesore të festivalit do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërsa nata përmbyllëse do të zhvendoset në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB. Radiotelevizioni i Kosovës është sponsor medial i këtij festivali.

Orari i shfaqjeve

E hënë, 18 maj

19:00 – Ceremonia e Hapjes (Teatri Kombëtar i Kosovës)

20:00 – “The Kanun of the Farm” (Kosovë)

Produksioni: Urban Theater | Regjia: Xheraldina Krasniqi

E martë, 19 maj

20:00 – “Gideon’s Knot” (Bosnjë dhe Hercegovinë)

Produksioni: JU Pozorište mladih Sarajevo / Scene MESS | Regjia: Selma Alispahić

E mërkurë, 20 maj

20:00 – “Chicken” (Maqedoni e Veriut)

Produksioni: Vortex Theater / Skopje Comedy Theater | Regjia: Teodora Siljanoska

 

E enjte, 21 maj

20:00 – “The Fortress” (Itali)

Produksioni: AteliercuncheoN researchtheatre | Regjia: Andrea Benaglio

 

E premte, 22 maj

18:00 – “Buongiorno” (Mal i Zi)

Produksioni: Teuta Theater | Regjia: Edina Mustafiq Avdiu

E shtunë, 23 maj (Nata Finale)

20:00 – Guest Play (Kosovë)

Lokacioni: Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB

21:30 – Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve

Lokacioni: Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB

Share This