
Hoti: Mbështetja masovike e diasporës është vendimtare për rikthimin e përgjegjësisë shtetërore
Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për mobilizim të diasporës para zgjedhjeve, duke e cilësuar mbështetjen e saj si vendimtare për rikthimin e përgjegjësisë shtetërore dhe orientimit të duhur politik, raporton GazetaBlic.
Hoti tha se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e fuqishme e Kosovës dhe zëri i saj në botë, ndërsa ftoi mërgimtarët të regjistrohen për të votuar më 7 qershor dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që, sipas tij, i duhet vendit.
Postimi i plotë:
Mbështetja masovike e diasporës është vendimtare për rikthimin e përgjegjësisë shtetërore dhe orientimit të duhur politik.
Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e fuqishme e Kosovës dhe zëri ynë në botë.
Prandaj, regjistrohuni për të votuar më 7 Qershor dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që i duhet Kosovës.

