Ismaili: Me Bedri Hamzën, Kosova ecën përpara me zhvillim dhe stabilitet

Ismaili: Me Bedri Hamzën, Kosova ecën përpara me zhvillim dhe stabilitet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe i dyti në listën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, kanë mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Mitrovicë.

Gjatë këtij tubimi, Hamza ka shpalosur programin e PDK-së për zgjedhjet parlamentare, i cili përfshin uljen e çmimeve, rritjen e pagave në sektorin publik, rritjen e pensioneve për 50 për qind, si dhe masa konkrete për rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Duke folur për programin dhe kandidaturën e Bedri Hamzës, Ismaili ka theksuar se vizioni i tij dhe i PDK-së ofron një drejtim të qartë për zhvillim ekonomik, stabilitet politik dhe mirëqenie sociale.

“Me Bedri Hamzën, Kosova ecën përpara me zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka shtuar se tubimi në Mitrovicë dëshmon mbështetjen për një qeverisje që synon të bashkojë shoqërinë dhe të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat ekonomike dhe sociale të vendit.

Në fund, Ismaili ka përsëritur mesazhin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se qytetarët e Mitrovicës janë të bashkuar rreth vizionit për një jetë më të mirë në Kosovë.

Share This