Arsenali deklason Tottenhamin, shkëlqen Eze

Arsenali deklason Tottenhamin, shkëlqen Eze

Në një derbi të zjarrtë të Londrës Veriut, Arsenal ka shënuar fitore të thellë 4-1 ndaj Tottenham Hotspur, falë një hat-tricku të Eberechi Eze.

Golat e skuadrës së Mikel Artetas u shënuan nga Leandro Trossard dhe Eze, i cili realizoi tre herë, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në Emirates.

Richarlison realizoi golin e vetëm për “Spurs”, që nuk arriti t’i ndalte kundërshtarët dhe mbetet i nënti në renditje pas pesë ndeshjeve të fundit.

Me këtë fitore, Arsenal shkon në 15 ndeshje pa humbje në të gjitha garat dhe ndodhet 6 pikë përpara në krye të tabelës së Premier League.

Share This