Lutfi Haziri: Ky është vit i humbur dhe i lig për Kosovën, vendi drejt zgjedhjeve të tjera

Lutfi Haziri: Ky është vit i humbur dhe i lig për Kosovën, vendi drejt zgjedhjeve të tjera

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke e përshkruar vitin aktual si “vit të humbur dhe të lig” për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Haziri thotë se vendi po kalon një krizë të thellë institucionale, ku mungon funksionaliteti në çdo hallkë të shtetit. Sipas tij, Kosova aktualisht është:

pa Qeveri funksionale,

pa Kuvend të Republikës,

pa Prokuror të Shtetit,

dhe shumë shpejt, siç shton ai, edhe pa Buxhet.

Në këtë situatë të bllokadës politike, Haziri thekson se vendimet dhe obligimet që do të dalin nga Gjykata Kushtetuese do ta çojnë vendin sërish në zgjedhje — për të katërtën herë brenda një viti. Ai vlerëson se tashmë është momenti që qytetarët të vendosin qartë drejtimin e Kosovës në këtë periudhë të pasigurisë së madhe politike.

Me një ton ironik, Haziri shton se i vetmi sektor ku “Republika po funksionon” është Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, e cila, sipas tij, është duke i mbajtur qytetarët me shpresë në një kohë të mbylljeve dhe bllokadave institucionale.

Deklarata e tij vjen në një moment kur vendi po përballet me tensione të larta politike dhe me rrezikun e një vakumi të ri institucional, ndërkohë që pritet vendimi i radhës nga Kushtetuesja.

Share This