Arbreshë Krasniqi reagon pas humbjes në zgjedhje: Ka humb Kosova, ne nuk dorëzohemi

Arbreshë Krasniqi reagon pas humbjes në zgjedhje: Ka humb Kosova, ne nuk dorëzohemi

Përfaqësuesja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi, ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se rezultati elektoral nuk e zbeh përkushtimin dhe dashurinë për vendin.

Ajo ka deklaruar se, ndonëse në aspektin numerik kanë pësuar humbje, angazhimi për një Kosovë më të mirë mbetet i palëkundur.

“Numerikisht edhe humbëm, por kurrë nuk humbet dashnia për vendin dhe përkushtimi për me pa Kosovën atë që e meriton”, ka shkruar Krasniqi.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke theksuar se përgjegjësia për të ardhmen e vendit është e përbashkët.

“Mos harroni: ka humb Kosova. Reagoni dhe kurrë mos harroni se ne nuk dorëzohemi. Ecim para”, ka përfunduar ajo.

Share This