Interi fiton derbin ndaj Lazios, ngjitet në krye të Serie A

Interi fiton derbin ndaj Lazios, ngjitet në krye të Serie A

Interi ka dalë fitues në derbin italian ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke triumfuar me rezultat të pastër 2 me 0.

Skuadra e Simone Inzaghit nisi ndeshjen furishëm dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë, falë një supergoli të Lautaro Martinezit.

Kapiteni argjentinas pati mundësi të dyfishonte shifrat pak minuta më vonë, por nuk arriti të shënojë nga afërsia.

Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi me të njëjtin ritëm sulmues dhe arriti të sigurojë fitoren pas golit të Ange-Yoan Bonny, i cili përfitoi nga asistimi i Federico Di Marcos për të realizuar në portën e zbrazur në minutën e 62-të.

Një tjetër gol i shënuar nga Piotr Zielinski u anulua për pozitë jashtë loje në minutën e 66-të.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në krye të Serie A me 24 pikë, aq sa ka edhe Roma, ndërsa Lazio mbetet në vendin e nëntë me 15 pikë.

Share This