
Abdixhiku pas fitores në Prishtinë: Prishtina foli e para, dritë ka në Republikë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së kësaj partie në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Abdixhiku u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve të kryeqytetit, duke theksuar se kjo fitore tregon shpresë për gjithë vendin.
“Një rrëfim fitoreje në Kryeqytet. LDK të dua. Prishtinë të kemi jetë. Prishtina foli e para! Dritë ka në Republikë. Ju faleminderit secilit. Kjo fitore është e juaja! Mburruni me këtë moment”, – ka shkruar Abdixhiku.
LDK ka arritur të sigurojë fitore të rëndësishme në Prishtinë, që konsiderohet një nga bastionet më të rëndësishme politike në vend.


