
Kroos mbron Vinicius: Edhe mua nuk do të më pëlqente që të më zëvendësonin!
Toni Kroos nuk ka mundur që të evitojë debatin që ka ndezur në Madrid reagimi i Vinicius Junior kur mësoi se Alonso kishte vendosur për të zëvendësuar.
“Kur jë në ndeshje ku po performon shumë mirë, veçanërisht në një ndeshje si kjo, nuk je i lumtur kur shikon se duhet të dalësh nga fusha. As mua nuk më ka pëlqyer kurrë të më zëvendësojnë. Por, për të qenë i drejtë, nuk kam shkuar kurrë direkt në dhomën e zhveshjes më pas”, tha Kroos.
Ish-mesfushori argumenton se vetëm vetë lojtari mund të vlerësojë emocionet e përjetuara në ato çaste. “Gjithmonë mund të gjykosh nga jashtë, por nga eksperienca personale mund të them se në një Clásico para 80,000 spektatorëve gjëja e fundit që do është të largohesh përpara kohe. Shumica e atyre që e gjykojnë thjesht nuk mund ta vendosin veten në vendin e tij”, tha Kroos.


