Yakin për penalltinë e Xhakës: Ishte plani ynë që ai ta godiste

Yakin për penalltinë e Xhakës: Ishte plani ynë që ai ta godiste

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suedisë në Solna, por vëmendjen më të madhe pas ndeshjes e mori momenti i penalltisë vendimtare, të cilën e ekzekutoi kapiteni Granit Xhaka.

Ishte hera e parë pas më shumë se shtatë vitesh që Xhaka mori përsipër të godiste nga pika e bardhë, hera e fundit daton në mars të vitit 2018, në fitoren 6–0 ndaj Panamasë në një miqësore.

Pas ndeshjes, Xhaka sqaroi gjithçka në lidhje me momentin e penalltisë.

“Breel (Embolo) mori topin për ta goditur, por më pas mu afrua dhe ma dha mua. Herën e fundit që humba një penallti ka qenë kundër Polonisë në Euro 2016. Pas atij episodi nuk kishte më kuptim që të godisja unë, sepse në skuadër ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili ishte shumë i saktë nga pika e bardhë,” deklaroi 33-vjeçari, i cili e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Saë.

Ndërkohë, për këtë moment foli edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, i cili konfirmoi se gjithçka ishte e planifikuar:

“Mu bë qejfi që Xhaka mori përsipër penalltinë, pasi e kisha caktuar atë si goditësin e parë që para ndeshjes. Ky ishte plani ynë dhe gjithçka shkoi siç duhej. Gëzohem që mori këtë përgjegjësi, sepse është një nga lojtarët më me përvojë në ekipin tonë,” u shpreh Yakin.

Me këtë fitore, Zvicra forcon pozitat e saj në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ndërsa Granit Xhaka edhe një herë dëshmoi lidershipin e tij brenda dhe jashtë fushës.

Share This