Zyrtare: Koundé rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030

Zyrtare: Koundé rinovon me Barcelonën deri në vitin 2030

Jules Koundé do të vazhdojë të mbetet pjesë e Barcelonës edhe për pesë vitet e ardhshme.

Klubi katalanas ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me mbrojtësin francez deri në vitin 2030.

Koundé është bërë një nga lojtarët kyç në formacionin e trajnerit Hansi Flick, duke luajtur sezonin e kaluar plot 53 ndeshje radhazi me fanellën blaugrana.

Share This