78 vatra zjarri në Kosovë, 17 ende aktive

78 vatra zjarri në Kosovë, 17 ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar se sot janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në mbarë vendin, prej të cilave 17 mbeten ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar me sukses.

Situata më serioze paraqitet në Vushtrri, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarret janë nën kontroll.

Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Metaj, ka vizituar zonat e prekura për të ofruar mbështetje.

AME falënderoi zjarrfikësit, Policinë, KFOR-in, FSK-në, autoritetet lokale dhe qytetarët për përkushtimin në përballimin e zjarreve.

Share This