
Zelensky në Paris, takohet më Macron. Negociatori amerikan shkon në Moskë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur këtë të hënë, 1 dhjetor, në Pallatin Elysee në Paris, ku është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, me një përqafim të ngrohtë.. Vizita e Zelensky-t thekson vazhdimin e përpjekjeve diplomatike të Francës për mbështetjen e Ukrainës.
Ndërkohë, Kremlini njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet të martën me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, në bisedime që synojnë të avancojnë negociatat për paqen në Ukrainë. Në vizitën e planifikuar për në Moskë, Witkoff pritet të shoqërohet edhe nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i cili ka pasur një rol të njohur në negociatat për marrëveshjet e paqes në Gaza.
Të dy të dërguarit u takuan të dielën me një delegacion të lartë ukrainas, në një takim që zyrtarët amerikanë e përshkruan si “produktiv”, megjithëse pa rezultate konkrete.


