
Yaya Touré sulmon Guardiolën: Nuk shoh një burrë, shoh një gjarpër. Ai më poshtëroi
“Kur e shoh, nuk shoh një burrë, shoh një gjarpër”. Vite pasi u tërhoq nga futbolli, Yaya Touré rishikon marrëdhënien e tij me ish-trajnerin e tij, fillimisht te Barcelona dhe më pas te Manchester City, Pep Guardiola.
Në një intervistë në kanalin në YouTube Zack, ai sulmon pa mëdyshje trajnerin spanjoll, duke e fajësuar atë për fundin e kohës së tij në Angli dhe duke e akuzuar se e ka “poshtëruar”: “Ai më tha ‘qëndro me ne, kam nevojë për ty. Je i rëndësishëm për ekipin’, por më pas më la të kalbesha në stol”, raporton RTSH.


