
Yamal shpëton Barcelonën, Bayern dhe Atletico bëjnë hapin gjigant për çerekfinale
Newcastle United dhe Barcelona kanë barazuar 1-1 në një përballje dramatike të Ligës së Kampionëve, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit, raporton Rekordi.net.
Ndeshja nisi me ritëm të mirë dhe me dy skuadrat që kërkonin të impononin lojën në mesfushë. Rasti i parë më i mirë erdhi në minutën e 27-të, kur William Osula provoi me kokë për Newcastle, por topi përfundoi pak mbi traversë.
Barcelona kishte më shumë posedim të topit gjatë pjesës së parë, por vendasit u treguan të disiplinuar në mbrojtje, duke mos lejuar raste të pastra shënimi. Si pasojë, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Në pjesën e dytë, Newcastle u bë më këmbëngulës në sulm. Në minutën e 74-të, Joelinton e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas kontrollit të aksionit.
Pak më vonë, Harvey Barnes ishte shumë pranë golit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Megjithatë, në minutën e 86-të vendasit arritën të kalojnë në epërsi. Pas një harkimi të saktë nga Jacob Murphy, Barnes reagoi shpejt në zonë dhe realizoi për 1-0. Goli u verifikua edhe nga VAR dhe u konfirmua i rregullt.
Kur dukej se Newcastle do ta mbyllte ndeshjen me fitore, Barcelona fitoi penallti në minutat shtesë pas ndërhyrjes ndaj Dani Olmo në zonë. Nga pika e bardhë, Lamine Yamal u tregua i saktë duke barazuar rezultatin në 1-1.
Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese, ku Barcelona do të kërkojë kualifikimin para tifozëve të saj.
Ndërkohë, fitore të thellë kanë shënuar edhe Bayern Munich që mundi në udhëtim Atalantën, me rezultat 6-1 dhe Atletico Madrid mposht Tottenhamin, me rezultat 5-2. /Rekordi.net


