Wirtz kalon vizitat mjekësore, Liverpool blen edhe Kerkez

Wirtz kalon vizitat mjekësore, Liverpool blen edhe Kerkez

Liverpool vazhdon të jetë ndër klubet më aktivë në afatin kalimtar të kësaj verë.

Sipas mediave angleze, mesfushori gjerman Florian Wirtz ka përfunduar me sukses të dy seancat e vizitave mjekësore gjatë ditës së sotme dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratë për ta bërë transferimin zyrtar.

Pas procedurave, Wirtz do të rikthehet në Gjermani për të kaluar ditët e fundit të pushimeve para se t’i bashkohet skuadrës në fillimin e sezonit.

Por lëvizjet e “The Reds” nuk ndalen këtu. Po gjatë ditës së sotme, Liverpool ka mbyllur me sukses edhe marrëveshjen me Bournemouth për transferimin e Milos Kerkez, me një akord prej 55 milionë euro mes dy klubeve.

Dy përforcime të rëndësishme për trajnerin Arne Slot, që duket se po ndërton një skuadër konkurruese në të gjitha frontet për sezonin e ardhshëm.

Share This