
Vuçiq kërcënon protestuesit: “Djegia do të ndalet, do të rikthejmë rendin”
Protestat e mëdha që kanë përfshirë Serbinë kanë detyruar presidentin Aleksandar Vuçiq të mbledhë krerët e institucioneve të larta dhe të lëshojë një paralajmërim të ashpër.
“Përgjigja e shtetit do të jetë tjetër nga çfarë e keni parë. I premtoj qytetarëve të Serbisë që djegia do të ndalet. Do të përdorim krejt çka kemi në dispozicion për të kthyer rendin, paqen dhe qetësinë,” ka shkruar Vuçiq në Facebook.
Protestat, që kanë nisur nga studentët në nëntor të vitit të kaluar, janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes policisë, mbështetësve të partisë së Vuçiqit (SNS) dhe qytetarëve të revoltuar.
Situata në Serbi mbetet e tensionuar, me presidentin që paralajmëron masa më të rrepta për t’i dhënë fund trazirave.


