
Kurti: Abdixhiku me njoftoi për situatën në LDK, tash na duhet mbledhje e re e Kryesisë për të parë mundësitë si të ecim para
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me takimin që ka pasur pasditen e sotme, me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Kurti, ka deklaruar se, Abdixhiku e ka njoftuar atë lidhur me situatën që ekziston brenda LDK’së.
Tutje, Kurti ka shtuar se edhe ai, e ka njoftuar të parin e LDK’së, për diskutimet me grupin parlamentar të VV’së.
‘’Nga kryetari Abdixhiku jam njoftuar mbi situatën që ekziston në subjektin e tij. Gjithashtu e njoftove edhe unë për diskutimet me GP të LVV. Tash na duhet një mbledhje e re e Kryesisë për të parë se cilat janë mundësitë që të ecim përpara. Vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se më parë”, ka thënë Kurti, raporton Express.

