
Vojvoda shkëlqen në fitoren e Comos
Mërgim Vojvoda ka shkëlqyer të shtunën në fitoren e skuadrës së Comos.
Como e mposhti në udhëtim Leccen me rezultatin bindës, 3:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 17-të të Serie A. Te Como u dallua mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, që dhuroi dy asistime.
Vojvoda fillimisht asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Nico Paz në minutën e 20-të. 30-vjeçari asistoi edhe për mbrojtësin spanjoll, Jacobo Ramon, që e shënoi golin e dytë në minutën e 66-të.
Për Vojvodën ishin dy asistimet e para këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Mbrojtësi i krahut e ka edhe një gol të shënuar në kampionat, ndërsa ka edhe një asistim në Kupën e Italisë. Ndaj Lecces, Vojvoda luajti deri në minutën e 84-t.
Ndërkohë ndeshjen te Lecce e kompletoi Ylber Ramadani, kurse për shkak të lëndimit mungoi Medon Berisha.


