Sunderland ndal Chelsean në ‘Stamford Bridge’

Sunderland ndal Chelsean në ‘Stamford Bridge’

Sunderland ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Chelsea, në kuadër të xhiros së nëntë të Premier League, duke triumfuar me rezultat 1-2.

Chelsea ishte skuadra më dominues gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, por Sunderland u tregua më efikas dhe mori pikët e plota në fund.

Pas vetëm katër minutash lojë, Alejandro Garnacho shënoi nga afërsia pas asistimit të Pedro Netos, duke kaluar “Blutë” në epërsi.

Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt – Wilson Isidor përfitoi nga një kundërzbritje dhe barazoi rezultatin në minutën e 22-të.

Në pjesën e dytë, loja u qetësua me pak raste të pastra, derisa kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, Chemsdine Talbi realizoi një supergol në minutën 90+3, pas asistimit të Brobbey, duke vulosur fitoren e madhe të Sunderlandit.

Pas këtij triumfi, Sunderland ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 17 pikë, ndërsa Chelsea bie në pozitën e shtatë me 14 pikë.

Share This