Wenger: Kushti i Florian Wirtz që po i krijon probleme Liverpool-it

Wenger: Kushti i Florian Wirtz që po i krijon probleme Liverpool-it

Integrimi i Florian Wirtz në skuadrën e Liverpool-it është kthyer në një sfidë për trajnerin Arne Slot.

Mesfushori gjerman, për të cilin klubi anglez shpenzoi rreth 116 milionë stërlina, ende nuk ka arritur të tregojë formën që pritej prej tij.

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar detaje të reja për situatën e Wirtz gjatë emisionit të Ligës së Kampionëve në “beIN SPORTS”.

“Kur Wirtz vendosi të largohej nga Leverkusen, ai zgjodhi mes Bayern-it dhe Liverpool-it. Ai vendosi të transferohej në Angli, por me një kusht të qartë ndaj drejtuesve të klubit: donte të luante pas sulmuesit të parë dhe jo në krah,” ka deklaruar Wenger.

Sipas tij, Liverpool pranoi këtë kërkesë, gjë që ka prishur balancën e mesfushës së krijuar më parë nga Gravenberch, Mac Allister dhe Szoboszlai.

“Për t’i bërë vend Wirtz-it, ata hoqën Szoboszlai-n nga formacioni,” shtoi Wenger.

Kjo lëvizje, sipas ekspertëve, mund të jetë arsyeja pse Liverpool ende po kërkon stabilitet në mesfushë, pavarësisht cilësisë së lartë të lojtarëve në dispozicion të Arne Slot.

Share This