Bedri Hamza: Tani jemi në momentin vendimtar, mos e lini dikë tjetër të vendosë për ju

Bedri Hamza: Tani jemi në momentin vendimtar, mos e lini dikë tjetër të vendosë për ju

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka theksuar se fushatën e tij nuk e ka zhvilluar nga zyra, por në terren, mes qytetarëve, në shtëpi, fabrika, tregje, fshatra dhe qytete.

“Kam dëgjuar shpresë. Por kam dëgjuar edhe zhgënjime. Mbi të gjitha, kam dëgjuar një kërkesë të qartë: ‘Mos na lini vetëm. Fitoni dhe bëjeni ndryshimin’. Sonte dua t’ua tregoj këtë rrugëtim. Jo për mua, por për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hamza, duke ndarë një video me momentet kryesore të fushatës së tij.

Ai ka shtuar se ajo që qytetarët kanë parë nuk është thjesht një fushatë elektorale, por pasqyrimi i Kosovës reale.

“Janë qytetarët që presin përgjegjësi. Janë familje që presin drejtësi. Janë të rinj që duan të ndërtojnë jetën këtu, jo të largohen”, ka thënë ai.

Hamza ka bërë apel për mobilizim maksimal të votuesve: “Tani jemi në momentin vendimtar. Mos e lini dikë tjetër të vendosë për ju. Mos e lini votën tuaj në shtëpi. Flisni me familjen, me miqtë, me fqinjët. Dhe të dielën në mëngjes dilni dhe votoni. Sigurohuni që të gjithë të dalin dhe të votojnë numrin 130. Merreni me vete familjen, ndihmoni prindërit, gjyshërit, fqinjët. Telefononi një mik dhe kujtojani. Sepse çdo votë është përgjegjësi.”

Share This