Vjosa Osmani: Kosova qëndron fuqimisht pranë SHBA-së kundër regjimit narkoterrorist të Venezuelës

Vjosa Osmani: Kosova qëndron fuqimisht pranë SHBA-së kundër regjimit narkoterrorist të Venezuelës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e fuqishme të vendit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump në luftën kundër regjimit narkoterrorist të Venezuelës.

Deklarata u bë përmes një postimi në X, ku Osmani vlerësoi veprimet amerikane në mbrojtje të demokracisë dhe rendit ligjor.

Sipas saj, Presidenti Trump qëndroi përkrah popullit të Venezuelës duke u përballur me shtetin narkotik të Maduros dhe duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar.

“Kështu duket forca dhe lidershipi amerikan”, shkroi Osmani.

Ajo theksoi se populli venezuelian meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika, dhe paralajmëroi se:

“Narkoterrorizmi dhe sundimi autoritar kërcënojnë paqen shumë përtej kufijve kombëtarë”.

Presidentja Osmani shtoi se Kosova kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane, duke kujtuar se vetë çlirimi i vendit është një dëshmi e fuqisë së SHBA-së. Ajo u bëri thirrje të gjithë aleatëve transatlantikë që të forcojnë qëndrimin e tyre pas udhëheqjes amerikane, duke nënvizuar se:

“Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë krenarisht së bashku — sepse liria jonë kolektive varet nga kjo”.

Deklarata e Presidentes Osmani vjen në një kohë kur tensionet me regjimin e Venezuelës janë në rritje dhe forcon pozicionin e Kosovës në mbështetje të politikave amerikane për paqe dhe stabilitet global.

Share This