Vinicius Jr. kërcënon Realin e Madridit, nëse Alonso nuk largohet nuk rinovoj

Vinicius Jr. kërcënon Realin e Madridit, nëse Alonso nuk largohet nuk rinovoj

Në një përditësim tronditës këtë pasdite, The Athletic raporton se ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, i ka thënë Real Madridit se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re për sa kohë që marrëdhënia e tij me trajnerin Xabi Alonso mbetet e tensionuar.

Me kontratën e Vini Jr që skadon në vitin 2027, bisedimet për një kontratë të re kanë ngecur për shkak të marrëdhënies së tensionuar të brazilianit me trajnerin e ri të Real Madridit, Alonson, sipas gazetarit të The Athletic, Mario Cortegana.

Xabi Alonso u punësua gjatë verës dhe ka pasur një fillim inkurajues të sezonit, por marrëdhëniet me një nga lojtarët e tij kryesorë duket se janë në një pikë krize.

Gazeta Athletic tha në raportin e saj se:

“Mesazhi u transmetua në një bisedë midis Vinicius Jr dhe presidentit të Madridit, Florentino Perez, muajin e kaluar, sipas tre burimeve me njohuri të afërta për takimin.”

Share This