Bashkimi mposht Pejën në një sfidë dramatike

Bashkimi mposht Pejën në një sfidë dramatike

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119 (21:27, 21:20, 18:13, 31:31, 27:28).

Koha e rregullt e takimit përfundoi 91:91, kur Lejson Zeqiri shënoi dy sekonda para fundit, ndeshja edhe vazhdimi i parë ishte shumë interesant, me asnjërën skuadër që nuk arriti të shkëputej dhe përfundoi 104:104. Edhe vazhdimi i dytë ishte dramë në Pejë, me fituesin që u vendos në sekondat e fundit, derisa

Portokallezinjtë ishin më të vëmendshëm për 118:119 dhe fitoren në këtë përballej.

Tajh Green ishte i jashtëzakonshëm te vendasit me 35 pikë e 11 kërcime, derisa te prizrenasit u dalluan Kyan Anderson me 29 pikë dhe Isaiah Cousins me 21 pikë e gjashtë asistime.

GO+ Peja ka tetë fitore e pesë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore e katër humbje.

Share This