Tully: Policia ushtarake e UÇK-së nuk ka qenë nën përgjegjësinë e Selimit

Tully: Policia ushtarake e UÇK-së nuk ka qenë nën përgjegjësinë e Selimit

Avokati i Selimit ka vazhduar duke thënë se i vetmi dëshmitar që ka thirrur ZPS-ja, që pretendoi se kishte dijeni për urdhra specifik të lëshuara prej z. Selimi në cilësinë e ministrit të Rendit Publik ka qenë  dëshmitari   04748 që është përshkruar nga vetë anëtarët e familjes si gënjeshtar.

“Vetëm për një çast mendoni sa i rëndësishëm është roli i shefit operativ të policisë së një vendi edhe në një situatë jashtë konfliktit  në Kosovë në qershor  të ’99. Minimalisht do të kishim pritur të shihnim, urdhra, udhëzime  që të buronin prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri , ndonjë udhëzimi, në asnjë moment, asnjë policie, në asnjë zonë të Kosovës, as nuk është lëshuar nga z. Selimi as në emër të z. Selimi. I vetmi dokument që ZPS konsideron një urdhër është një komunikatë e lëshuar në emër të z. Selimi , më 14 qershor të ’99, konkretisht është prova 515 pika 69. ZPS nuk ka thirrur një dëshmitar të vetëm ta njoh këtë dokument, as nuk kemi ndonjë precedent, edhe formulimi është kaq i vagullt dhe asgjë në përmbajtje nuk tregon që pushteti i shefit të policisë dhe UÇK-së i ishte transferuar ministrit të Rendit Publik”, tha ai.

Tully tha se nuk mund të konsiderohet ky dokument si një urdhër, pasi tha se as nuk i afrohet një urdhri, sepse, sipas tij, ky dokument nuk tregon që Selimi të ketë pasur kontroll apo autoritet operativ.

“ I vetmi dëshmitar që ka thirrur ZPS që pretendoi se kishte dijeni për urdhra specifik të lëshuara prej z. Selimi në cilësinë e ministrit të Rendit Publik ka qenë  dëshmitari   04748 që është përshkruar nga vetë anëtarët e familjes si gënjeshtar. Një person që nuk ka qenë as në UÇK në atë kohë e jo më të ketë qenë në Ministrinë e Brendshme. Ai kishte një injorancë totale se si ka funksionuar UÇK-ja aso kohe, një person që në mënyrë krejt të pabazë ka pretenduar se ka pasur një njeri për marrëveshje të fshehta mes KFOR-it dhe Policisë, dhe pavarësisht spekulimeve të tij lidhur me urdhrat e lëshuara nga z. Selimi ai e pranon gjatë kundër pyetjeve se nuk kishte pasur dijeni personale në lidhje me ndonjë urdhër të marrë prej policisë në verën e ’99-ës, e më konkretisht ai nuk kishte asnjë njohuri që komandantët e zonave kishin marrë urdhër nga ministri i Rendit Publik”. /rtk/

Share This