
Trump: Vendimi për t’i dhënë fund luftës në Iran do të merret në bashkëpunim me Netanyahun
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka bërë të ditur se vendimin për t’i dhënë fund luftës në Iran do ta marrë në bashkëpunim të ndërsjellë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Vetë presidenti amerikan, Trump tha se Netanyahu do të ketë një rol në zgjidhjen e konfliktit.
“Mendoj se është e ndërsjellë… Po flasim. Do të marr një vendim në kohën e duhur, por gjithçka do të merret parasysh. Irani do të shkatërronte Izraelin dhe gjithçka tjetër përreth tij… Ne kemi bashkëpunuar. Ne kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin”, pohoi ai, ndër të tjera.
I pyetur nëse Izraeli mund të vazhdojë luftën kundër Iranit edhe pasi SHBA-të të vendosin të ndalojnë sulmet, Trump refuzoi ta shqyrtojë mundësinë dhe tha: “Nuk mendoj se do të ishte e nevojshme”.
Në të njëjtën kohë, ai mbajti një qëndrim mbi “rritje” të çmimeve të naftës, duke argumentuar se rritja “e përkohshme” e çmimeve të naftës është një çmim shumë i vogël që SHBA-të dhe bota duhet të paguajnë për siguri dhe paqe.
Ai deklaroi se çmimet do të bien me shpejtësi kur të mbarojë shkatërrimi i kërcënimit bërthamor iranian. /rtsh/


