Ushtria amerikane ka vrarë 11 persona gjatë sulmeve të kryera më 2 shtator ndaj një varke nga Venezuela, që dyshohet se bartte narkotikë të paligjshëm, tha presidenti amerikan, Donald Trump.
“Më herët këtë mëngjes, me urdhër të mi, Forcat Ushtarake Amerikane kryen një sulm kinetik kundër narkoterroristëve të identifikuar pozitivisht në Tren de Aragua në zonën e përgjegjësisë së SOUTHCOM. TDA është një Organizatë e Huaj Terroriste e përcaktuar, që vepron nën kontrollin e Nicolas Maduro, përgjegjëse për vrasje masive, trafik droge, trafikim seksual dhe akte dhune dhe terrori në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Hemisferën Perëndimore. Sulmi ndodhi ndërsa terroristët ishin në det në ujërat ndërkombëtare duke transportuar narkotikë të paligjshëm, duke u drejtuar për në Shtetet e Bashkuara. Sulmi rezultoi në 11 terroristë të vrarë në veprim. Asnjë Forcë Amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ju lutem le të shërbejë kjo si njoftim për këdo që mendon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KUJDES! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump në Truth.


