
Rubio: Brenda pak orësh, bota të dëgjojë lajme të mira mbi konfliktin në LM
Mendoj se është e mundur që, brenda pak orësh, bota të dëgjojë disa lajme të mira”, u tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, gazetarëve në New Delhi, duke iu referuar negociatave të vazhdueshme me Iranin.
Më pas, Rubio la të kuptohej mundësia e një njoftimi mbi konfliktin në Lindjen e Mesme sot, duke shtuar se marrëveshja e mundshme do të adresonte çështjet që shqetësojnë Shtetet e Bashkuara në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.
“Qëllimi përfundimtar është që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore”, shtoi Rubio gjatë një konference për shtyp në Delhi pas takimit me ministrin e Jashtëm Indian, Subrahmanyam Jaishankar. /atsh/

