Trump kërkon përfundimin e luftës në Ukrainë deri më 8 gusht

Trump kërkon përfundimin e luftës në Ukrainë deri më 8 gusht

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur një afat të qartë për përfundimin e luftës në Ukrainë – 8 gushtin.

Lajmin e ka bërë publik diplomati i lartë amerikan, John Kelly, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Kelly, Trump ka qenë i prerë në kërkesën e tij për një marrëveshje paqësore urgjente midis palëve në konflikt. Ai theksoi se SHBA është e gatshme të ndërmarrë masa shtesë dhe hapa konkretë, në mënyrë që paqja të vendoset sa më parë në Ukrainë.

“Presidenti Trump ka qenë shumë i qartë: lufta duhet të përfundojë deri më 8 gusht. Është koha për një marrëveshje që i jep fund vuajtjes dhe shkatërrimit,” deklaroi Kelly.

Vetëm disa ditë më parë, Trump kishte shprehur zhgënjimin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, për qasjen e tij ndaj konfliktit dhe refuzimin për të bërë kompromis, duke e quajtur këtë qëndrim një pengesë serioze për paqen në rajon.

Afati i caktuar nga Trump vjen në një moment kur diplomacia ndërkombëtare po përpiqet të rigjallërojë negociatat mes Moskës dhe Kievit, ndërsa luftimet në terren vazhdojnë me intensitet.

Share This