
Hoti: Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?
Deputeti i LDK-sw, Avdulah Hoti ka deklaruar se gjatë viteve 2021–2025, rreth 3 miliardë euro janë shpenzuar për investime kapitale, por shumë prej projekteve mbeten të paidentifikueshme.
Hoti ka vënë në dyshim transparencën e shpenzimeve:
“Nga analiza e buxhetit rezulton se gjatë viteve 2021–2025 janë shpenzuar afër 3 miliard euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit. Pasi të hiqen investimet e komunave, që janë relativisht në shuma të vogla, është vështirë të identifikohen projektet ku janë shpenzuar gjithë këto mjete. Rrugët kryesore rajonale janë ende të papërfunduara, sikurse edhe autostrada e Anamorava, që nënkupton se ato ende nuk janë paguar.”
Deputeti ka përmendur edhe dy projekte të mëdha, që nuk kanë nisur ende: hekurudha për Durrës dhe tuneli Prizren–Tetovë.
“Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?” ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.


