Trump: Dy anije amerikane kalojnë Hormuzin, SHBA ndryshon rregullat e angazhimit në rajon

Trump: Dy anije amerikane kalojnë Hormuzin, SHBA ndryshon rregullat e angazhimit në rajon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit. Njoftimi u konfirmua edhe nga Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom), e cila raportoi në platformën X se kalimi është kryer me sukses.

Ndërkohë, sipas mediave, ushtria amerikane është autorizuar të shënjestrojë motoskafet dhe raketat e Gardës Revolucionare iraniane. Një zyrtar i lartë amerikan i tha analistit të Axios, Barak Ravid, se rregullat e angazhimit për forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë ndryshuar.

Sipas tij, këto ndryshime u japin mundësi forcave amerikane të ndërhyjnë ndaj kërcënimeve të menjëhershme ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë skafet e shpejta të Gardës Revolucionare dhe bazat e raketave iraniane, raporton euronews.al.

Share This