
Endrick: Dua të qëndroj te Lyon-i, ndihem rehat këtu
Braziliani Endrick ka lënë të hapur të ardhmen e tij, por ka bërë të qartë se ndihet shumë i lumtur te Lyon, ku është i huazuar nga Real Madrid.
Sulmuesi brazilian shkëlqeu në fitoren 4-2 ndaj Rennes në Ligue 1, duke realizuar një gol të bukur dhe duke çuar në pesë numrin e golave të tij këtë sezon.
Fitorja e mban Lyonin në vendin e tretë, në garë të fortë për një vend në Ligën e Kampionëve, vetëm dy pikë përpara Lille dhe katër ndaj Rennes, me dy ndeshje të mbetura.
Pas ndeshjes, Endrick u pyet për të ardhmen e tij dhe nuk e fshehu dëshirën për të qëndruar në Francë.
“E ardhmja ime? Ndihem shumë mirë dhe shumë i lumtur këtu,” deklaroi ai.
“Jam i lumtur me bashkëlojtarët dhe për pjesën tjetër ia lë gjithçka Zotit.”
Braziliani theksoi se është i hapur për çdo skenar.
“Nëse duhet të kthehem te Real Madridi, do të kthehem. Nëse duhet të vazhdoj këtu, do të ndodhë. Do të shohim”, theksoi ai.
Në fund, ai pranoi qartë preferencën e tij.
“Do të doja të qëndroja këtu, të gjithë po bëjnë maksimumin që unë të ndihem rehat”, ka përfunduar Endrick.

