
Maqedonci: Nesër ju presim në kazermat e ushtrisë së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Forcës, duke vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se më 27 nëntor, nga ora 10:00 deri në 13:30, kazermat e FSK-së do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e interesuar.
Gjatë kësaj vizite, të pranishmit do të kenë mundësi të shohin nga afër kapacitetet ushtarake të FSK-së, pajisjet dhe teknologjinë që përdor ushtria, si dhe të njihen me përgatitjen dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të saj.
“Ju mirëpresim që së bashku të shënojmë Ditën e Forcës, Ditën e Ushtrisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Maqedonci.
Aktiviteti synon t’u mundësojë qytetarëve të njihen më nga afër me punën, zhvillimin dhe kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

