Tovërlani: Atmosferë e mirë para ndeshjes ndaj Qipros

Tovërlani: Atmosferë e mirë para ndeshjes ndaj Qipros

Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, është shprehur optimist para dy ndeshjeve vendimtare kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027, duke theksuar se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se ekipi është i përqendruar për të arritur rezultat të mirë ndaj Qipros.

Ai gjithashtu ka theksuar se grumbullimi i fundit ka sjellë edhe disa emra të rinj që janë integruar shpejt në grup.

Kosova U21 ka nisur përgatitjet në stadiumin “Dasaki Achnas”, ku po zhvillon stërvitjet para përballjeve me Qipron dhe Finlandën. Ndeshja e parë do të luhet të premten, më 14 nëntor, në orën 18:00, dhe është shumë e rëndësishme për vazhdimin e garës për një vend në fazën “play-off” drejt Euro 2027.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Disa lojtarë të rinj janë bashkuar për herë të parë dhe janë integruar shpejt. Përzgjedhjet bëhen gjithmonë në bazë të meritave dhe performancës. Qipro është një kundërshtar cilësor, por ne kemi ardhur për rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin për ta arritur atë”, ka thënë Tovërlani.

Ndërsa futbollisti, Dren Zeqiri, është shprehur i lumtur për grumbullimin e parë me ekipin dhe ka thënë se beson te rezultatet e mira.

Edhe futbollisti Eliot Bujupi ka theksuar rëndësinë e këtyre dueleve për çdo futbollist të ri, duke u shpehur se me përkushtim mund të arrihen synimet.

Share This