Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari – reagimi i ashpër i Hykmete Bajramit: U befasova që Albin Kurti s’është pjesë e aktakuzës!

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari – reagimi i ashpër i Hykmete Bajramit: U befasova që Albin Kurti s’është pjesë e aktakuzës!

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe tre personave të tjerë.

Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar Bajrami.

Prokuroria ende nuk ka dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e aktakuzës apo fazën e procedurës gjyqësore.

Share This