
Bastisje brenda speciales, kontrollohen kompjuterët që përdori Thaçi
Me kërkesë të Prokurorisë e aprovim të Gjykatës, është marrë vendim që të kontrollohen kompjuterët dhe që ka përdorur për procedura ish-presidenti Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit.
Të gjithë kompjuterët që Thaçi i ka përdoruar në Hagë i janë nënshtruar një analize forenzike nga hetues të jashtëm. Materialet që Thaçi ka përdorur aty, janë ruajtur në një kopje.
Siç kuptohet nga parashtresa paraprake e cituar, për nxjerrjen e “dosjeve” nga kompjuteri që ish-presidenti Thaçi përdori në qendër të paraburgimit (për çështje të procesit), gjyqtarja Masselot ka urdhëruar të angazhohet një ekspert i jashtëm.
Ky i fundit, ka marrë të gjitha dokumentet dhe printimet e bëra nga kompjuteri i përdorur nga Thaçi dhe ia ka dorëzuar Prokurorisë. /rtk/


