Tetë ditë para vendimit të Hagës, Kurti: Nuk kam asnjë informacion

Tetë ditë para vendimit të Hagës, Kurti: Nuk kam asnjë informacion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është pyetur nga gazetarët nëse ka marrë informacione për vendimin që do të shpallet ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

“Nuk kam asnjë informacion”, tha shkurt Kurti, raporton Express.

Këto komente Kurti i bëri derisa ishte në vizitë te familjet përfituese të projektit “E ardhmja e Energjisë së Gjelbër”.

Gjykata Speciale do të shpallë verdiktin më 16 shtator për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Share This