Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Agjenda evropiane e Kosovës, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimi i bashkëpunimit ishin në fokus të takimit mes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe ambasadorit të ri të BE-së në Kosovë, Dirk Schübel.

Konjufca e priti Schübelin në takim njoftues, me rastin e fillimit të mandatit të tij, ndërsa i uroi sukses në detyrën e re.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca theksoi rëndësinë e një angazhimi të drejtpërdrejtë dhe substancial ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim që progresi i arritur nga vendi të reflektohet në hapa konkretë drejt integrimit evropian.

Share This