Tërmet 6.1 ballë në Turqi, shemben disa ndërtesa. Katër persona të plagosur dhe dy të zhdukur

Tërmet 6.1 ballë në Turqi, shemben disa ndërtesa. Katër persona të plagosur dhe dy të zhdukur

Turqia është tronditur nga një tërmet prej 6.1 ballë mbrëmjen e kësaj të diele (10 gusht).

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi, në Turqinë perëndimore. Deri më tani raportohet për 4 persona të plagosur, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur.

Kryebashkiaku i Sindirgi, Serkan Sak tha se rreth 10 ndërtesa u shembën, duke përfshirë një ndërtesë tre katëshe në qendër të qytetit.

“Gjashtë persona jetonin në këtë ndërtesë tre katëshe. Katër u shpëtuan nga rrënojat dhe vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë dy të tjerët nga rrënojat”, tha ai.

Turqia ka përjetuar shumë tërmete të forta në të kaluarën, duke përfshirë tërmetin e shkurtit të viti 2023 në Kahramanmaras, që i mori jetën 53,000 personave. Në fillim të këtij viti, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi gjithashtu Stambollin, por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima apo dëme të konsiderueshme, raporton rtsh.

Share This