Sonte gjysmëfinalja vendimtare, Bashkimi apo Bora në finale?

Sonte gjysmëfinalja vendimtare, Bashkimi apo Bora në finale?

Sonte zhvillohet sfida vendimtare mes Bashkimit dhe Borës për një vend në finale të “Play-off”-it.

Seria gjysmëfinale është 2:2 dhe kush triumfon sonte do t’i bashkohet Trepçës në finale.

Portokallezinjtë kërkojnë të rikthehen në finale dhe të fitojnë titullin e kampionit, kurse Bora vazhdon të ndjekë ëndrrën, pasi kjo është hera e parë që ndodhen në “Play-off”, kurse kanë synime të qarta për këtë edicion historik të tyre.

Katër ndeshjet gjysmëfinale kanë dhuruar spektakël dhe dramë deri në fund, duke e bërë edhe më interesante sfidën e sontem.

Ndeshja e parë përfundoi 73:70 për Portokallezinjtë, kurse prishtinasit u kundërpërgjigjën në ndeshjen e dytë 76:75. Në Prizren sërish fituan vendasit 88:73, ndërsa ndeshja e fundit i takoi prishtinasve 104:99.

Përballja e sotëm nis në orën 19:30.

Share This