Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre kosovarë dhe një tjetër nga Bosnja dyshohet se kanë vdekur në vendin e punës.

Në emisionin “Edicioni Special”, Musliu tha se edhe një person ka pësuar lëndime, ndërsa po vazhdon trajtimin në spital, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket kombësisë, thuhet se janë shqiptarë, nga burime të sigurta e di që janë tre shqiptarë, kjo është e sigurt, një person thuhet se është nga Serbia e Jugut, nga Novi Pazari, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Ndërsa për kombësinë e të lënduarit ende nuk dihet gjë”, tha ai.

Pos tjerash, avokati dha detaje edhe se si kishte ndodhur ky rast tragjik, madje edhe si u nxorën viktimat nga punishtja.

Share This