FSK zhvillon stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë

FSK zhvillon stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur stërvitjen ushtarake në zonën e Gërmisë sot gjatë ditës.

Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka nisur stërvitjet në parkun e Gërmisë për një marshim kondicional. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar pamje të tyre derisa po marshonin në shtegun e parkut.

“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër, një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km “Shtegu i Lavdisë”. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, ka shkruar Maqedonci.

Share This