Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.

Sipas SHMU-së, reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë zonës së veriut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë. /rtsh/

Share This