Telefonatë Pierce – Kurti: flasin për tensionet me Serbinë dhe dialogun

Telefonatë Pierce – Kurti: flasin për tensionet me Serbinë dhe dialogun

E dërguara e posaçme e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce ka folur sot në telefon me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj lidhur me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, emisarja Pierce ka shprehur nevojën për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Karen Pierce theksoi se Britania e Madhe mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Britaninë e Madhe në tetor”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Emisarja britanike po ashtu ka thënë se do të diskutojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Share This