Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme (19 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas SHMU-së, mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1 ballë.

Share This