Shpërthen Messi për pezullimin nga MLS: Më ndalen ritmin

Shpërthen Messi për pezullimin nga MLS: Më ndalen ritmin

Lionel Messi ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Major League Soccer (MLS), pasi u pezullua një ndeshje si ndëshkim për mospjesëmarrjen në ndeshjen All-Star, duke humbur sfidën kundër Cincinnati-t.

Sipas tij, pezullimi ndikoi negativisht në formën fizike dhe ritmin e lojës, edhe pse Inter Miami arriti të fitojë 2-1 ndaj Atlas në kuadër të Kupës së Ligave.

“Në fillim isha pak i rëndë. Po luaja me vazhdimësi, por në ndeshjen ndaj Cincinnatit nuk më lanë të luaja dhe sot e ndjeva këtë, sidomos në pjesën e parë,” tha Messi.

“Të mos luash, edhe pse në pamje të parë mund të duket më mirë, për mua është më keq, sepse kam nevojë për vazhdimësi. Ndihem më mirë fizikisht kur luaj ndeshje rregullisht dhe fitoj ritëm.”

Megjithë mungesën e ritmit, kapiteni i Inter Miamit ishte sërish vendimtar, duke dhuruar dy asistime – një për Telasco Segovia në minutën e 60-të dhe një tjetër në kohën shtesë për Marcelo Weigandt (90+6’), duke konfirmuar rolin e tij thelbësor në suksesin e ekipit.

Në përfundim të deklaratës, Messi foli edhe për debutimin e mikut të tij Rodrigo De Paul, i cili zhvilloi ndeshjen e parë me Inter Miamin:

“E njohim njëri-tjetrin prej kohësh. Ai sjell një hap cilësor në skuadër. Erdhi me shumë dëshirë dhe sot, pavarësisht se kishte bërë pak stërvitje, dha gjithçka në fushë. Është e vështirë të vraposh këtu, me këtë vapë, lagështi dhe temperatura të larta.”

Pavarësisht kritikave ndaj MLS, Messi vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i Inter Miami, me ndikim të jashtëzakonshëm si në lojë, ashtu edhe në rritjen e profilit të klubit.

Share This